Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Debati për “Shqiponjën”, reagon biznesmeni që financoi simbolin e 100-vjetorit të pavarësisë

“Shqiponja” e vendosur tek Doganat, në sheshin me të njëjtin emër, ishte dhuratë e diasporës shqiptare për 100-vjetorin e pavarëisisë, konkretisht e biznesmenit të njohur shqiptar Lazim Destani.

Përmes zyrës së tij ai i është përgjigjur interesimit të “Fax News” për heqjen e simbolit nga Bashkia Tiranë.

Në përgjigje thuhet se biznesmeni Destani preferon të qëndrojë neutral sa i takon kësaj çështjeje pasi paraqitet si një figurë bashkuese.

“Pas ndodhive te fundit lidhur me monumentin Shqiponje qe z.Destani i ka bere dhurate Tiranes  dhe gjith kombit shqiptar, per Njeqind-Vjetorin e Pavaresise, preferojme te mbajme ane neutrale, sepse z.Destani paraqet figure qe bashkon njerez, ndaj edhe as ne kete rast nuk duam te deklarohemi ne nje menyre apo tjeter per te shkaktuar eventualisht edhe nje tjeter percarje mes cilave do subjekte”, thuhet në përgjigje.

Heqja e simbolit, për më tepër dhe reagimi i kryeministrit Rama se “Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj shqiponje”, kanë shkaktuar një debat të madh.

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.