Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Debati i fortë/ Rama zbardh detaje nga darka në shtëpinë e Haradinajt

Pas debatit publik të krijuar mes dy drejtuesve të qeverisë gjatë pasdites së djeshme, Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga darka në shtëpinë e Ramush Haradinajt.

Rama u pyet nga gazetarët nëse gjithçka u sqarua me Haradinajn gjatë darkës në shtëpinë e tij, dhe u përgjigj se jo.

“E kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem.

Unë ashtu sikundër jam i drejtpërdrejtë kur flas, nuk e kam problem kur të tjerët janë të drejtpërdrejtë kur flasin. Nuk ka rëndësi fare, në fund fare se çfarë është thënë, rëndësi ka se çfarë do të bëhet. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron,”- tha Rama për TCh.

Përsa i përket 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Rama tha se gjithmonë mund të bëhet më shumë, por në fund e rëndësishme është që ajo çka është bërë është shumë më tepër se ajo që nuk është bërë.

“Unë jam shpresëplotë që janë momentet e fundit të ngërçit dhe uroj shumë që shpresat të realizohet me një votë ratifikimi në Kuvend për ta çliruar përfundimisht Kosovën nga pengesa e tmerrshme e pamundësisë për të lëvizur lirisht qytetarët e saj. Por jo vetëm kaq, por edhe për të rivendosur shtetin në një pozicion të respektueshëm pasi kjo e demarkacionit i ka shkaktuar kosto shumë të mëdha shtetit të Kosvoës, në raport me komunitetin ndërkombëtar, dhe miqtë dhe partnerët që janë kontributorët kryesorë të lindjes së shtetit të Kosovës,”- përfundoi Kryeministri Edi Rama.

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *