Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Debate te Integrimi/ Senida Mesi dhe Fatmir Xhafaj nuk paraqiten në komision, Pollo: Duam raportim për 5 prioritetet

Sot në Komisionin e Integrimit ka pasur debate për shkak të mosparaqitjes në komisionin të zëvendëskryeministres Senida Mesi dhe Ministrit Fatmir Xhafaj.

Sipas deputetit demokrat Genc Pollo, që prej dhjetorit është kërkuar raportimi i tyre në komision për 5 prioritetet integruese.

Pollo është shprehur: Kemi rënë dakord nga dhjetori të thërrasim Mesin dhe Xhafaj për të raportuar për 5 prioritetet. Deri tani ende nuk ka një datë të konfirmuar nga zyrtarët. Ministri Bushati tha se mjafton vetingu për negociatat, por në fakt janë 5 prioritete

Çuçi: Deklarata e Bushatit nuk përmbledh gjithë punën e qeverisë, por fokusin tek vetingu. Shteti shqiptar ecën me ritmin e realizimit të 5 prioriteteve

Gjosha: Jam në mbështetje të shqetësimit të Pollos, Mesi e Xhafaj të raportojnë. Kërkoj një seancë më të gjerë për celjen e negociatave

Pollo: Të hënën mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit

Tabaku: I nevojshëm raportimi i ministrave, pasi raportuesi gjerman Frei ka ngritur shqetësimin e korrupsionit.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *