Në mbledhjen e sotme të KQZ po diskutohet për kërkesën e paraqitur pranë këtij institucioni nga Partia e Unitetit Kombëtar të drejtuar nga Idajet Beqiri, mbledhje e cila është shoqëruar me debate dhe diskutime për shkak të problemeve ligjore ende të paqarta që përmban një kërkesë e tillë.
Ashtu si edhe në mbledhjen e kaluar, kryetari i KQZ-së Klement Zguri e ka braktisur mbledhjen pas debateve që u zhvilluan aty.
Pjesë nga debati:
Zguri: Doni të thoni që organet vendimarrëse kërkojnë që dekreti i Metës të respektohet, në kundërshtim në atë që kërkoni ju.
Beqiri: Ne nuk pajtohemi me dekretin. Jam i detyruar të ndjek vendimin e forumeve më të larta të partisë. Të gjithë u pajtuan që e vetmja zgjidhje për ne si parti politike është ç’rregjistrimi. Kryetar i shtetit më mori nëpërkëmbë. S’më la të drejtën të votoj.
Biba: Procesi i fletëve të votimit ka përfunduar.
Skënderaj: Kemi mbajtur një qëndrim për komisionin, kërkesat pas vendimit të KQZ
Biba: Duke ç’dekretuar datën e zgjedhjeve Meta doli mbi kopetenca, ishte anti-kushtetuese. Vendosëm të vijojmë punën, mbetet në fuqi dekreti i Nëntorit. Kërkesa për ç’rregjistrim bie ndesh me normativën kushtetuese. Fleta e votimit tashmë është e printuar. Pritet të vijnë në Shqiperi duke qenë se është printuar jashtë vendi. Po të kthejmë fletën do linim pa u futur në zgjedhje dhe partitë e tjera që duan të futen në zgjedhje. Në Kod Zgjedhor nuk parashikohet mundësia për tu tërhequr. Duhet të rrëzojmë kërkesën në gjykimin tim
Zguri: Dekreti i Metës është botuar në fletoren zyrtare. Ky i sotmi është moment antiligjor, një institucion i qeverisë që varet nga ministria e drejtësisë e ka botuar në fletore zyrtare. Akte të pavlefshme vendosen në fletore zyrtare. Vërtetë e mendoni këtë? Në fletore zyrtare nuk mund të botohet. Një akt që mund të jetë dhe i vlefshëm dhe i pavlefshëm. S’dua të merrem me të drejtën e Metës për të nxjerrë dekret. Nuk jam gjykatë kushtetuese që të vlerësoj dekretin e Metës. Bëhet fjalë për një dekret që është vendosur në fletoren zyrtare, i qëndroj mendimit që kjo kërkesë do tejkalojë dhe atë që është kërkuar mendoj që KQZ të ndërpresë proceduren për organizimin e zgjedhjeve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)