Në 22-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATOS ndaj Serbisë, kryeministri Rama ka shpërndarë në profilin e tij në Tëitter fjalimin e presidentit Bill Clinton që i hapi rrugë ndërhyrjes ushtarake.
Rama shprehet se adresimi historik i Bill Clinton, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan Rama në Twitter.
Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane????❤️?? https://t.co/sRyhb50Qnz
— Edi Rama (@ediramaal) March 24, 2021