Pòlicia vijon që të ushtrojë kòntrolle në lokale ku organizohen dasma, dhe vetëm dje ka gjòbitur 6 biznesmenë në Fier, Berat dhe në Fushë Krujë.
Duket se gjobat nuk po shërbejnë për të frenuar mbajtjen e dasmave në të gjitha qytetet e vendit, dhe ende nuk ka një strategji nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, për të rimenduar masat parandaluese të Covid 19.
Njoftimet e pòlicisë në rrethe:
Organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me 1 milion lekë gjobë administratori i një lokali në Fushë Krujë.
Shërbimet e Pòlicisë në Komisariatin e Pòlicisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin I. T., shërbimet e Pòlicisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.
Pòlicia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Pòlicisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar katër restorante në të cilët ishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Pòlicisë i kanë vendosur administratorëve të këtyre subjekteve, shtetasve R. N., A. T., V. P. dhe K. K., masën administrative 1.000.000 lekë secilit. Pòlicia e Fierit ápelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Pòlicia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Pòlicisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën Berat-Urë Vajgurore, një restorant në të cilin po organizohej ceremoni martesore, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Pòlicisë i kanë vendosur pronarit të restorantit, shtetasit K. B., masën administrative 1.000.000 lekë. Drejtoria Vendore e Pòlicisë Berat ápelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(E.K/Faxweb.al)