Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dalin pamjet/ Zbardhet vizita e Ramës në familjen Sala, momenti kur i dorëzon titullin familjarëve të 32-vjeçarit

Zyra e shtypit të kryeministrisë ka shpërndarë fotot kur i është dhënë titulli “Dëshmor i Atdheut” familjarëve të Arjan Salës.

Vizita e Ramës në familjen Sala zgjati për pak momente, ndërsa kryeministri shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj dhe nga deputeti Ulsi Manja.

Naim Sala, xhaxhai i të riut që mbeti i bllokuar në një magazinë pranë kthesës së Kamzës në Tiranë, ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë familjes në këto ditë të vështira.

Duke folur pas vizitës së Ramës që i dorëzoi titullin e ‘Dëshmorit të Atdheut’, Sala tha se të gjithë shqiptarët kanë kërkuar që të ndihmojnë familjen në këto momente të vështira që po kalojnë, duke i dërguar qëoftë edhe ndihma financiare.

Xhaxhai i Arjan Salës :

Dy gjëra të vogla do them, kanë ardhur nga Edi Rama te Ilir Meta, nuk duam që ta politizojmë më tej këtë çështje. Sa të qanin shumë nëna po qan vetëm një nënë sot, sa të qanin shumë baballarë, po qan sot vetëm një baba.

Na kanë mbështetur të gjithë, ma bëjnë halla nëse nuk ua mbaj mend emrin, janë me mijëra njerëz që na kanë ndihmuar, deri sot , na kanë ardhur zarfa me para nga Shkodra dhe nga të gjitha qytetet, edhe pse nuk na njihnin, shqiptarët janë të mrekullueshëm, Zoti i ruajtë për çdo gjë që mund të kenë.

Ishte kënaqësi që shteti nuk na la vetëm. Punë të mbarë dhe juve, uroj që interistat e tjera të jenë për mirë dhe jo për ngushëllim.

Vijon…

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.