Janë publikuar pamjet e para të automjetit tip “Benz” që dyshohet se u përdor nga atentatorët të cilët ndoqën dhe më pas qëlluan ndaj mjetit ku ndodhej prokurori Arjan Ndoja, i cili po udhëtonte me shoferin Andi Maloku si dhe me Landi Muharremit.
Atentaorët të cilët përdorën automjetin me targa të vjedhura, e braktisën në Shkafanë të Ishmit, vetëm pak orë pas atentatit.
Gazetaru Spartak Koka tha se kanë qenë tre persona të tjerë në makinë, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar me kallashnikov nga dritaret e makinës tip “Benz”, ngjyrë gri me targa AA342 LM.
Makina dhe targat rezultojnë të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke folur më tej për atentat të mirëmenduar.