Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dalin fotot duke nxjerr trupin e pajetë të Jan Prengës nga Range Rover, foto nga video që çoi në pranga rrëmbyesit

Gazetarja e Top Channel ka mundur të sigurojë nga burime pranë laboratorit kriminalistik, fotot ekskluzive të videos të vetme që fakton rrëmbimin e Jan Prengës.

Në video shfaqet makina e vjedhur e cila ishte vjedhur më 26 Nëntor ditën e tërmetit në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës. Në fotot e siguruara nga Anila Hoxha duket moment kur trupi del nga makina.

Këto janë dy foto ekskluzive nga video e cila ka tregon dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit pa jetë. Por një burim i sigurt pranë laboratorit të kriminalistikës i tha gazetarës Hoxha se nga kqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarave.

Madje në një moment poamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe I fusin në qese të zeza. E njejta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND.

Ne i tha jo zyrtarisht një burim pranë laboratorit të kriminalistikës kemi faktuar hap pas hapi se cfarë ndodhi në garazhin e kompleksit Golden dhe cilët janë personat që kryejnë veprime aktive dhe këto të dhëna ja kemi dorëzuar prokurorisë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *