Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Daçiç refuzon të shkojë në Kinë, Koronavirusi lëndon miqësinë serbo-kineze

Situata e virusit vdekjeprurës koronavirus ka prekur edhe marrëdhëniet diplomatike dhe rastin konkret e sjell ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se po mendon të anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë

Këtë gjest nuk e kanë pritur fare mirë zyrtarët kinezë dhe janë zemëruar me kryediplomatin serb,

Miqësitë serbo-kinezë i ka lënduar deklarata e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiqit, ku thuhet se po e shqyrton seriozisht anulimin e shkuarjes në Kinë

Fjalët e Daçiqit për Kinën, e cila, sipas gazetës serbe, ka qëndruar përkrah Serbisë edhe gjatë bombardimeve të NATO’s, janë vlerësuar ofenduese në Pekin, dhe janë cilësuar të turpshme për një ministër të Jashtëm, e sidomos për një kryediplomat serb.

Sipas burimeve të gazetës serbe, qëndrimi i Kinës karshi Daçiqit do të ndryshojë dukshëm. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se po mendon ta anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë, për shkak të, siç ka deklaruar ai, situatës me koronavirusin vdekjeprurës atje.

Daçiq ka thënë se e konsideron të rëndësishme vizitën në Kinë, por se mund ta anulojë atë, ngaqë i druan përfshirjes në karantinë për shkak të koronavirusit atje, teksa Serbia më 4 mars do të nisë procedurën e regjistrimit për zgjedhje

Kina, thonë burimet e serbëve, nuk do ta shfaqë inatin ndaj Daçiqit menjëherë, por do ta demonstrojë më vonë, nëpërmjet veprimeve të saj.

R.G/FAXWEB.AL

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *