Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ç’po ndodh me Reformën Zgjedhore, zbardhet takimi i Bashës me ekspertët, ky është prioriteti kryesor i PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në orën 11.30 mesditë ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore, me të cilët ka diskutuar lidhur me ecurinë e diskutimeve në Këshillin Politik Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Takimi sapo ka përfunduar dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij. Më herët PD ka deklaruar se Ps dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik.

Përfundimi i reformës zgjedhore brenda një kohe sa më të shpejtë është shpallur si një nga prioritetet më të rëndësishme politike të PD dhe një mënyrë më e sigurtë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndërkohë ditët e fundit ka pasur një rritje të presionit, për të kryer sa më parë Reformën Zgjedhore dhe nga ana e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha dhe mëngjesin e sotëm se palët politike duhet ti japin fund lojërave dhe pazareve, në kurriz të dy reformave më të rëndësishme që ka vendi, Zgjedhore dhe asaj në drejtësi.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *