Koronavirusi ka mbërritur edhe tek ekuipi i futbollut të Partizanit. Burime bëjnë me dije se dy lojtarë dyshohet se janë prekur nga virusi “COVID-19”.
Një rast i tillë pritet të pengojë edhe zhvillimin e derbit të 10 korrikut. Gjithçka do të vendoset pasi të kuqtë t’i nënshtrohen tamponit. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi i cili thotë se dy futbollistët e infektuar janë Deian Boldor dhe Besnik Ferati. Ndërkohë testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ.
“FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ.
Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.”, shkruan KF PArtizani.
(F.GJ/FAXWEB.AL)