Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

COVID-19/ “Turizmi është shumë i goditur”, Klosi: Të punojmë tek turizmi i brendshëm, kemi çmime konkuruese

Ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një interviste për Fax News, deklaroi se për shkak të pandemisë së COVID-19, turizmi është një nga sektorët më të goditur.

Klosi tha se ajo që po planifikojnë të gjitha vendet e rajonit është që sektori i turizmit duhet të shohë sukses tek turizmi i brendshëm.

Sipas tij ne jemi një vend me çmime konkuruese në rajon dhe mund të shikohet si një destinacion për të kaluar pushimet.

“Turizmi është dëmtuar shumë dhe problem i turizmit është i madh dhe me të cilin duhet ta mësojmë veten. Duhet ta pranojmë që muaji mars që kaloi, prilli, por edhe maji sipas parashikimeve do të jenë muaj shumë të vështirë. Do të jetë pozitive që Shqipëria duke ruajtur këtë situatë të kontrolluar të pandemisë dhe shpresoj të shkojmë drejt uljes së kurbës, të kemi mundësi të paraqitemi në Rajon si një konkuret

Ajo që po planifikojnë të gjitha vendet e rajonit, sektori i turizmit duhet të shohë atë të brendshmen e tij, se çfarë do të përfitojmë nga ajo që kemi brenda vendit. Në turizmin e brendshëm mbar shqiptar, të përllogarsinim edhe shqiptarët në Kosovë dhe në Maqedoni që vizitojnë bregdetin shqiptar. Është një turizëm që do ta mbajë sektorin, që të mund të mbijtojë.

Ka shumë nevojë të punojmë së bashku dhe të kalkulojmë çfarë do të ndodhë këtë verë. Çmimet në vendin tonë janë konkuruese, në krahasim me vendet e Rajonit dhe shikohet si destinacion nga turistët. Duke menduar se vendet e rajonit të mos jenë destinacion ka shpresa që turizmi i brendshëm të jetë i sukseshëm. Në Shqipëri duhet të punojmës shumë tek turizmi i brendshëm dhe të bëjmë pushime këtu.”- tha Klosi.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *