Flavia Shehu, Koordinatore e Qendres së Arritjeve dhe Zhvillimit Pro Pak ka folur në një lidhje me skype me TV Fax News ku ka pohuar se rutina e fëmijëve ka ndryshuar për shkak të masava të marra për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Shehu tha se duhet krijuar një rutinë tjetër për fëmijët dhe të përshtaten kushtet në banesat e tyre esidomos ndaj atyre me nevoja të veçanta.
“Duhet krijuar një rutinë e re për fëmijët. Ndaj tyre duhet të ketë veprimtari në shtëpi dhe të përkthet në ambjentet familjare rutina e mëparshme. Fëmijët me nevoja të veçanta mund të mësojnë në shtëpi, duhet që atyre t’ju shpjegpohet situata dhe ta përjetojnë me sa më pak stres.
Jemi të kënaqur nga bashjkëpunimi me prindërit, në aplikimet e tyre janë interesuar se si fëmijët e tyre tio ndjekin programet. Duhet që prindëriut emocianalisht të jenë të qetë dhe të përpiqen ta trensmetojnë edhe tek fëmijët e tyre”, tha Shehu.