Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit më koronavirus 8 persona, si dhe janë regjistruar 112 raste të reja.
Ndër kohë Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Lajmi i mirë është se sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit janë shëruar plotësisht 159 pacientë nga COVID-19.
Rastet me COVID-19 sipas qyteteve: Shkup-46, Kumanovë-7, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-1, Strugë-6, Veles-4, Manastir-7, Ohër-4, Gostivar-3, Strumicë-11, Radovish-3, Koçan-4, Probishtip-1, Berovë-1, Vallandovë-1, Vinic-1, Delleçevë-1, Kratovë- 1, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-2, Resnjë-1.