Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Covid-19/ Kosova shënon 5 víktima për 24 orë, bie ndjeshëm numri i rasteve të reja pozitive

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdékjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdékjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *