Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Covid-19/ Hyrja e ‘rrufeshme’ e Kukësit në hartën e infeksioneve, Safet Gjici: Infermieri u infektua në ambulancë, besojmë se ndodhi kur…

Kukësi është futur madje me ritme të shpejta në hartën e rretheve që janë prekuar nga koronavirusi, ndëra kryebashkiaku, Safet Gjici përmes një lidhje me skype ka folur për Fax News për situatën.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në këtë Qark 6 persona janë infektuar me koronavirus. Gjici tha se pacienti ‘zero’ në qytet është një infermier i cili e ka marrë virusin gjatë transportimit të një të infektuarii nga Hasi drejt Tiranës.

Gjici tha se ka dyshime se iinfermieri e ka marrë virusin gjatë heqjes së veshjes anti-Covid ndërsa sqaroi edhe mënyrën e përhapjes tek të afërmit e tij si dhe masat që janë marrë.

“Ky pacient është personel mjekësor i Spitalit të Kukësit, është infektuar gjatë shoqërimit të një pacienti nga Hasi drejt Tiranës. Sipas analizave kanë dalë edhe anëtarë të familjes së tij me koronavirus. Personi në fjalë është një infermier, dhe e ka marrë virusin gjatë shoqërimit të pacientit nga Hasi.

Pacienti ‘zero’ është infermieri dhe me koronavirus kanë dalë edhe familjarët e këtij pacienti. Gjurmimi po vijon në të gjitha kontaktet që ka pasur qoftë në lidhjet e tij familjare apo në rreth miqësor”.

Por si trajtohen dhe cilat janë masat ndaj pacientëve që kanë rezultuar pozitiv deri tani?

Gjici u përgjigj se: “Padiskutim që janë respektuar udhëzimet e MSH, janë izoluar qoftë pacienti zero, familjarët apo pjesë të personelit të spitalit dhe ata që ka takuar. Besoj se janë marrë të gjitha masat për gjurmimin e të gjitha kontakteve, është dezinfektuar ambjenti i spitalit ku punonte ndrsa kolegët e tij janë vetëizoluar që sa më shumë të jetë e mundur të kontrollohet infeksioni dhe zbulohen nëse ka raste të tjera të infektuar nga pacienti zero”

Nuk kanë masa mbrojtëse mjekët e spitalit të Kukësit, për aq kohë sa u infektua rrugës me pacientin nga Hasi?

Gjici: Kanë të gjitha masat, kanë edhe dhomën e përcaktuar për pacientët e dyshuar me koronavrisu. Aty ka pasur edhe mjekë të tjerë, por ky ka bërë shoqërimin e pacientit. Ne besojmë se kur ka hequr veshjen që ka pasur mund të ketë rënë në kontakt me infektimin ose rrugën që e ka marrë. Kukësi ka qenë në masa shumë të rrepta, janë respektuar edhe në spital të gjitha kontrollet, megjithatë një gabim mbase ka dërguar në një situatë të tillë.

Masat për mos përhapjen e pandemisë në tregje, çfarë ndodh në qytet me këto tregje, kontrollet, mbështetjet dhe funksionimi i masave?

Gjici: Tregun e kemi pasur të hapur, masat janë në fuqi. Është bërë maksimumi në respektimin e distancave dhe dezinfektimit, janë vendosur shenja dalluese të distancave. Sot kemi vendosur edhe tunelin dezinfektues në hyrje të tregut, dhe besojmë se me këto rregulla do të mund të frenohet përhapja e virusit. Me ndihmën e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake po bëhet monitorimi për zbatimin e rregullave.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.