FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Çohet për të kënduar, këngëtarja shqiptare ndërpret performancën: Nuk e bëj dot

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Kastro Zizos “Late Night Show”, ishte gazetarja e njohur e “Jo vetëm modë” dhe e “Edicionit Veror”, Genta Hodo. Përpos prezantimit, Genta është edhe këngëtare dhe ka realizuar deri tani disa projekte muzikore.

Më e fundit është kënga “Ma ke kap fillin” të cilën Kastro i kërkoi Gentës ta performonte gjatë emisionit. Genta u ngrit për të performuar këngën, por sapo nisi melodia, e ndërpreu performancën dhe tha: “Mos ta bëjmë më mirë?”.

Kastro insistoi që Genta ta performonte këngën ndërsa ajo u shpreh se nuk ndihet rehat të performojë. “Nuk ndihem rehat fare! Se nuk performoj prandaj, do dal pa lëvizur. Kam provuar të xhiroj klipe…E njoh veten, do dalë shumë kot. Nuk lëviz unë, nuk jam ekspresive”, u shpreh Genta.

Duke qenë se Kastro po insistonte vazhdimisht, Genta e provoi dhe njëherë të performonte, por sërish e ndërpreu: “Leje, leje nuk e bëj dot”. Kastros i pëlqen shumë kënga e Gentës dhe më vonë i kërkoi ta këndonte ulur, pa performuar dhe më në fund dëshira iu plotësua.

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *