Deklarata e bërë nga presidenti i Amerikës Donald Trump se malazezët janë njerëz agresivë që mund të nxisin luftën e tretë botërore, ka shkaktuar një sërë polemikash, dhe reagime.
Pas reagimit të vetë NATO-s, duke e cilësuar si të papërshtatshme deklaratën, rrjeti televiziv CNN ka dërguar në Mal të Zi gazetarin me përvojë nga zonat e luftës Nick Paton Walsh i cili në plazhet e bukura malazeze ka folur me kamarierë dhe turistë, vajza bukuroshe duke e ironizuar Trumpin.
Gazetari ka pyetur një kamarier: “A jeni agresivë”, “Nuk e di, a po ju dukem i tillë” është përgjigjur ai.
Ndërkohë gazetari ka pyetur edhe kryediplomatin Srdan Darmanovic nëse ajo çfarë ka thënë Trump është pikërisht çfarë rusët kanë dashur të dëgjojnë.
“Ndoshta, kjo ishte një muzikë për veshët e tyre, por pavarësisht kësaj ne nuk po ndihemi më pak të sigurt” ka thënë ai.