Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

ÇMIMET UEFA/ Shpallet lojtari i vitit, nuk është as Mesin dhe as Ronaldo

Krahas hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2019-2020, u dorëzuan edhe disa çmime për paraqitjet e lojtarëve në edicionin e kaluar.

PORTIERI I VITIT – Kështu, portieri më i mirë në sezonin e shkuar të Champions League u shpall gardiani i Liverpulit, Alison Beker. Braziliani, me pritjet e tij, ishte një shtyllë e rëndësishme për ekipin e Klop, që në fund triumfoi në finalen e madhe ndaj Totenhemit.

MBROJTËSI I VITIT – Më tej, çmimi për mbrojtësin më të mirë të vitit që lamë pas, shkoi për holandezin e Liverpulit, Virxhil Van Dajk. Mbrojtësi shtatlartë, me sigurinë e tij në repartin e mbrojtjes, ishte gjithashtu një element kyç në arritjen e triumfimit të të kuqve në ngritjen e trofeut.

MESFUSHORI I VITIT – Çmimi për “Mesfushorin më të mirë të vitit” shkoi për talentin e Ajaksit, që tashmë është pjesë e Barcelonës, Frenki De Jong. Me qetësinë dhe talentin në mesfushë, De Jong ishte nga më të mirët për ekipin e Ten Hag, që shkëlqyen në edicionin e shkuar.

SULMUESI I VITIT – “Sulmuesi më i mirë i vitit” u shpall Lionel Mesi. Argjentinasi u nderua për paraqitjet dhe golat e tij me Barcelonën në edicionin e shkuar, edhe pse në fund nuk arriti që të fitojë Ligën e Kampioneve.

LEXO EDHE  Sportisti i arteve dhunon bashkëshorten, teksa ajo mbante në duar fëmijën e tyre

FUTBOLLISTJA E VITIT – Lojtarja më e mirë e vitit në Champions League, u shpall anglezja Lusi Bronz. Ajo u vlerësua për lojën e saj me ekipin e Lionit në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

FUTBOLLISTI I VITIT – Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit, shkoi për Virxhil Van Dajk. Holandezi, që u shpall gjithashtu edhe “Mbrojtësi i Vitit”, u nderua edhe me këtë vlerësim, si lojtari më i mirë gjatë sezonin të shkuar në Champions, për paraqitjet e tij mbresëlënëse me ekipin e Jyrgen Klop.

Erik Kantona është nderuar gjithashtu ditën e sotme, me çmimin Presidencial nga UEFA.

Ky çmim, i akorduar nga vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, legjendës franceze, i cili përveç karrierës në fushën e blertë, pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, është marrë edhe me aktrim, apo edhe me komentimin e ndeshjeve.

Për karrierën e jashtëzakonshme në fushë, por edhe jashtë saj, 53-vjeçariu iu akordua ky çmim i veçantë.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.