Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin ‘Me pak fjalë’, u pyet për forcat politike të mundshme me të cilat mund të bëjë koalicion paszgjedhor Partia Socialiste.
Rama refuzoi t’i përgjigjej në mënyrë direkte pyetjes, por në mënyrë indirekte u shpreh se jemi përballë një konglomerati për të hequr qafe Edi Ramën, duke mohuar në këtë mënyrë mundësitë për një koalicion paszgjedhor.
“Është hipotezë joteorike. Ne jemi përballë një konglomerati për të hequr qafe Edi Ramën. Nuk ka forca të ndërmjetme, janë të gjitha që shkojnë në një drejtim por nuk ka. Nuk shoh unë,”-tha Rama.