Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Cilat janë pesëmbëdhjetë bashkitë ku ka përfunduar numërimi i votave

16:30 – Është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Devollit të Qarkut të Korçës ku kishte në total 54 qendra numërimi. Në të, PS kryeson me 5791 vota, ndjekur nga PD 8.381 vota, LSI 1.563 vota, ndërsa PDIU me 1.434 vota. 

15:20 – Bashkia e Matit është një tjetër bashki ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Bashkia e Matit me 53 kuti votimi në total është e dyta që ka përfunduar procesin pas asaj të Klosit. Në Qarkun e Dibrës rezultojnë deri tani 178 kuti votimi të numëruara nga 259 gjithsej. PS kryeson me 19.682 vota ndjekur nga PD me 15.769 vota.

Në Qarkun e Tiranës, vetëm Bashkia e Rrogozhinës rezulton të ketë mbyllur procesin e numërimit të votave. Janë numëruar të 55 kutitë e votimit në total. Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 512 kuti votimi nga 1.198 në total.

Në Qarkun e Elbasanit, ka përfunduar votimi në Bashkinë e Belshit ku janë numëruar të 38 kutitë dhe në atë të Prrenjasit ku janë numëruar 40 kutitë e votimit në total. 271 kuti votimi rezultojnë të numëruara deri tani nga 547 në total. PS kryeson me 36.615 vota ndjekur nga PD me 14.650 vota.

Pas Delvinës, njëra prej bashkive të para ku numërimi u mbyll që në mëngjes, Selenica në Qarkun e Vlorës renditet e dyta që ka përmbyllur procesin e numërimit të votave. Në Vlorë, Partia Socialiste numëron 53.324 vota, ndjekur nga PD me 18.395 vota.

Tepelena është bashkia e dytë pas Libohovës që rezulton të ketë përfunduar procesi i votimit. Janë numëruar në këtë bashki të 29 kutitë. Në Qarkun e Gjirokastrwës deri tani janë numwruar 173 kuti votimi nga 235 në total.

11:55 – Tropoja është një tjetër qytet ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Janë numëruar të 50-ta kutitë. Në qarkun Kukës rezultojnë deri tani 115 kuti numërimi nga 173, me pjesëmarrje prej 52.15%.

Klosi është një tjetër bashki ku ka përfunduar numërimi i votave. Janë numëruar të 32 kutitë. Deri më tani në Bashkinë e Dibrës janë numëruar 148 kuti votimi nga 259.

Edhe në Bashkinë e Skraparit rezulton që të ketë përfunduar numërimi i votave me finalizimin e 34 kutive në total. Deri më tani 123 kuti votimi rezultojnë të numëruara nga 305 në total në qarkun e Beratit.

Libohovë ka përfunduar votimi. Janë numëruar të 12 kutitë e votimit. Deri tani, 124 kuti votimi në Qarkun e Gjirokastrës rezultojnë të numëruara nga 235 në total.

10:40 – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe në tri bashki të tjera, konkretisht në Bashkinë Has të Qarkut Kukës, dhe në bashkitë Kolonjë dhe Pustec të qarkut Korçë.

Qarku i Kukësit rezulton me 112 kuti votimi të numëruara nga 173 në total, ku vazhdon të kryesojë PD me 12.683 vota. Në Bashkinë e Hasit rezultojnë të numëruara të 34 kutitë e votimit.

Në qarkun e Korçës, deri më tani rezultojnë 238 kuti votimi të numëruara nga 463 në total në këtë qark, ku PS deri më tani kryeson me 31.315 vota ndjekur nga PD me 20.632 vota. 

Ka përfunduar procesi i numërimit në Kolonjë ku janë numëruar të 34 kutitë e votimit dhe në Pustec ku në total ishin 8 kuti votimi.

10:00 – Bashkia e Pukës dhe ajo e Delvinës janë dy bashkitë ku ka përfunduar procesi i numërimit.

Teksa deri më tani rezultojnë 1.963 kuti të numëruara nga 5.362, këto dy bashki kanë përfunduar numërimin e votave, njëra me 25 kuti në total dhe tjetra me 24 kuti në total.

Në qarkun e Shkodrës rezultojnë 136 kuti votimi të numëruara nga 421 në total, ku Puka kryeson me përmbylljen e numërimit të kutive, ndërsa Bashkia e Shkodrës rezulton deri më tani me 33 kuti votimi të numëruara nga 248 në total.

Në këtë qark PS kryeson me 14.724 vota deri më tani, thënë ndryshe 41.78%.

Bashkia e Delvinës rezulton e dyta ku është përmbyllur procesi i votimit. Në të janë numëruar të 24 kutitë.

Në qarkun e Vlorës, janë numëruar 278 kuti votimi nga 447 në total. Partia Socialiste kryeson me 42.376 vota, thënë ndryshe 60.88%, duke u ndjekur nga Partia Demokratike me 14.719 vota deri tani.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *