FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Çifti që kurrë nuk e pranoi lidhjen, reagon publikisht këngëtari: Ronelën e kam xhan, e kam pasur…

Vetëm pak ditë më parë u shpërnda me shpejtësi lajmi se dy këngëtarët, Young Zerka dhe Ronela Hajati janë ndarë.

Pavarësisht se dyshja gjithnjë është përfolur për romancën disavjeçare, ata vetë kurrë nuk e kanë pranuar publikisht.

Po të hapni llogarinë tuaj në Instagram dhe të kërkoni më pas Zerkën dhe Hajatin do vini re që e kanë hequr njëri-tjetrin. Ndërkohë, “Prive.al” para disa ditësh raportoi se dy këngëtarët nuk janë të lidhur më bashkë.

Por cili është reagimi i tyre për gjithçka përflitet?

Young Zerka gjatë një interviste për “Prive.al” ka folur për herë të parë për lajmet lidhur me ndarjen e tij me këngëtaren simpatike.

“Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”, tha ndër të tjera ai.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.