AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Champions League/ Interi barazon në minutat e fundit, ish-lojtari i Skënderbeut i ndëshkon

Interi e nis me barazim aventurën e tij në Champions League dhe shkak është bërë një lojtar ‘’produkt’’ i Superligës shqiptare.

Peter Olayinka, ish- lojtari i Skënderbeut pati fatin të shënojë në San Siros dhe t’i japë një barazim cekëve të Slavia Pragës. Në minutën e 63’ nigeriani nuk e pati të vështirë të shënojë përballë Handanoviç i cili kishte pritur një goditje më parë dhe ishte në tokë kur Olayinka vendosi ta çojë topin në rrjetë për të heshtur San Siron. Shpresa e trajnerit Conte erdhi nga stoli. Tekniku italian vendosi ta ulë ne stol Barellan por talentit iu deshen vetem 20 minuta ne fushë për ti kthyer zikalterit ne lojë. Interi u kujtua vonë per të marrë fitoren dhe ndeshja perfundoi në 1-1.

Olayinka e ka filluar nga Shqipëria karrierën e tij. Bylisi i Ballshit, i njohur si një koloni e lojtarëve afrikanë në Shqipëri. Më pas nigeriani i talentuar do të kalonte tre vite shumë të mira te ekipi i Skënderbeut, duke fituar kampionatin shqiptar, kualifikim ne Europa League dhe me pas trampolinë drejt Belgjikës tek Gent.

Ky barazim mund t’i prishë punë Interit në “luftën” për kualifikim, pasi është pjesë e Grupit F së bashku me Barcelonën dhe Dortmundin.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *