Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Vret më shumë se koronavirusi, kjo është sëmundja e rrezikshme që po përhapet në të gjithë botën, thirrja e ISHP-së

Një sëmundje e cila i rrezikon shumë jetën qytetarëve dhe nuk duhet neglizhuar, është diabeti. Dje ka qenë dita botërore e kësaj sëmundje, ku Instituti i Shëndetit Publik ka tërhequr vëmendje, duke thënë se diabeti parashikohet të bëhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030.

“Vdekjet totale të shkaktuara nga diabeti janë parashikuar të rriten me më shumë se 50% në 10 vitet e ardhshme”, shkruan ISHP.

Diabeti është bërë një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekjeve të parakohshme në shumicën e vendeve, kryesisht nëpërmjet rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (SKV).

Postimi i plotë nga Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare

Rreth 425 milionë njerёz nё mbarё botёn kanё diabet

Kjo epidemi globale e diabetit qё po zhvillohet, do tё ndiqet mё pas nga njё rritje e shpejtё e mbipeshёs, pёrfshirё obezitetin dhe inaktivitetin fizik.

Parashikohet qё diabeti tё bёhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030

Vdekjet totale tё shkaktuara nga diabeti janë parashikuar të rriten me më shumë se 50% në 10 vitet e ardhshme.

  • Numri i njerëzve me diabet pritet të rritet në 522 milion deri në 2030
  • 3 në 4 persona me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta

Janё 2 tipe tё diabetit

Diabeti Tip 1 i cili karakterizohet nga mungesa e prodhimit të insulinës, dhe diabeti Tip 2 i cili shkaktohet nga përdorimi joefektiv i insulinës nga trupi.

  • Mbi 1 milion fëmijë dhe adoleshentë vuajnë nga diabeti tip 1.

Tipi i 3-tё i diabetit ёshtё diabeti gestacional.

Ky tip karakterizohet nga hiperglicemia, apo rritja e sheqerit në gjak, me vlera mbi normalen por mё tё ulëta se vlerat diagnostikuese tё diabetit, dhe ndodh gjatё shtatzënisё. Femrat me diabet gestational kanё një rritje të rrezikut pёr komplikacione gjatë shtatzënisë dhe në lindje. Gjithashtu, ato kanë rrezik mё tё lartё pёr tё zhvilluar diabet Tip 2 në të ardhmen.

  • Në shtatzëni 1 në 6 lindje preket nga niveli i lartë i glukozës në gjak (hiperglicemia)

Diabeti Tip 2 ёshtё mё i shpeshtё se diabeti Tip 1.

Në mbarë botën 90% e njerëzve që vuajnë nga diabeti kanë diabetin Tip 2. Nëse më parë fëmijët me diabet Tip 2 kanë qenë të rrallë, tani kemi një rritje të këtij tipi të diabetit te fëmijët në mbarë botën, dhe në disa vende përbëjnë gati 1/2 e rasteve të reja të diagnostikuar me diabet te fëmijët dhe adoleshentët.

Sёmundjet kardiovaskulare janё përgjegjëse për 50%-80% të vdekjeve te njerëzit me diabet.

Diabeti është bërë një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisё dhe vdekjeve të parakohshme në shumicën e vendeve, kryesisht nëpërmjet rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (SKV).

Diabeti ёshtё shkaku kryesor i verbёrisё, amputimit tё gjymtyrёve dhe insuficiencёs renale. Mungesa e ndёrgjegjёsimit rreth diabetit, kombinuar me aksesin e pamjaftueshёm tё shёrbimeve shëndetësore dhe barnave esenciale, mund të çojë në komplikacione të tilla si verbëri dhe amputim të gjymtyrëve.

Diabeti tip 2 mund të parandalohet

30 minuta aktivitet fizik i moderuar për 5 ditë në javë dhe një dietë e shëndetshme mund të ulë ndjeshëm rrezikun për të zhvilluar diabet të tipit 2. Diabeti tip 1 nuk mund të parandalohet.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *