Serbia është përshkruar nga protesta të dhùnshme përgjatë mbrëmjes së djeshme, me mijëra njerëz që kabë dalë në rrugë kundër vendimit të qeverisë për rivendosjen e orës pòlicore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdèkjeve të martën.
Pòlicia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në
kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.
Një grup i mështetësve të opozitës sùlmoi godinën e parlamentit njofton mediat serbe në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës. Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Bogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.
Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit. Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin pòlicor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas pòlicia i ka nxjerr jashtë.
“Njerzit u mblodhën spontanisht. Pakënaqësia ndje het në ajër”, ka thënë për televizionin N1, Radomir Lazoviç, një prej të pranishmëve në shesh.