Presidenti amerikan ofron pajisje amerikane për të ndihmuar në çlirimin e Ever Given, ndërsa kompania e transportit Maersk fillon t’i dërgojë ngarkesat nga rrugë të tjera detare.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se SHBA po shqyrton se çfarë mund të bëjë për të ndihmuar në lirimin e anijes me kontenierë, 400 metra e gjatë EverGiven nga pozicioni ku ka ngecur, duke bllokuar kanalin e Suezit dhe shkaktuar krizë në rrugën tregtare për të pestën ditë.
“Ne kemi pajisje dhe kapacitete që shumica e vendeve nuk i kanë. Dhe ne po shohim se çfarë ndihme mund të japim”, tha Presidenti amerikan të premten në Delaëare. Komentet e tij erdhën pasi një zyrtar amerikan tha se Marina ishte e përgatitur për të dërguar një ekip ekspertësh pastrues në Kanal, por po priste miratimin nga autoritetet lokale.
Ndërkohë, ndërsa përpjekja e fundit për të zhvendosur anijen me anije tërheqëse u pezullua të premten vonë, kompanitë e transportit filluan t’i nisin ngarkesat nnëpër një drejtim tjetër, për të shmangur përkeqësimin e krizës.
Maersk tha se 22 prej anijeve të saj ishin prekur deri më tani dhe se deri më tani kishte ndryshuar itinerarin e dy anijeve përreth Kepit të Shpresës së Mirë në skajin jugor të Afrikës.
Një zëdhënës tha: “Ne po monitorojmë nga afër zhvillimin e operacioneve lundruese të anijes së prekur për të vlerësuar më mirë masat që duhen marrë për të zbutur vonesën e ngarkesës së prekur”.
Pronari japonez i anijes, Shoei Kisen Kaisha, tha se synonte lirimin e anijes deri të shtunën pasdite me orë e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk mund të garantonte se përpjekja do të arrihej plotësisht deri në atë kohë.
Normat e transportit për cisternat e produkteve të naftës janë dyfishuar që kur anija u bllokua dhe përpjekjet për të liruar anijen gjigante mund të zgjasin me javë dhe të komplikohen nga moti i paqëndrueshëm, duke kërcënuar vonesa të kushtueshme për kompanitë që tashmë po vuajnë nga kufizimet e Covid-19.