Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksident i frikshëm në autostradë, mjeti luksoz bëhet copash, zetori kthehet përmbys

Një aksident i rëndë është regjistruar pak para mesnatës në  autostradën Levan-Tepelenë. 2 mjete, një  makinë bujqësore dhe një makinë tip BMV janë përplasur duke lënë të lënduar 3 persona të cilët fatëmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka qënë mjaft i fuqishëm, sa mjeti bujqësor zetor është  kthyer ndërkohë që dhe mjeti tjetër kan pësuar dëme të shumta.

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë ambulanca për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit, ndërkohë që po hetohet lidhur me shkaqet e këtij aksidenti.

Përplasja mes mjeteve ka krijuar trafik dhe vështirësi në qarkullim, për shkak se ky është një aks me ngarkesë të madhe makinash, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, ku shumë qytetarë zgjedhin jugun për të pushuar.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *