Në një takim të zhvilluar online me krerët më të lartë të shtetit, lidhur me krizën ekonomike që ka shkaktuar Covid-19, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shfaqet duke u kollitur gjatë mbajtjes së fjalës. Nga ky fakt janë ngritur dyshimet mbi shëndetin e liderit rus, ku pretendohet se mund të jetë i infektuar me koronavirus.
Nga video e bërë publike nga mediat e huaja, presidenti 68-vjeçar nuk arriti të përfundojë fjalën e tij, gjatë takimit me përfaqësuesit e lartë të shtetit rus, pasi mbytet nga kolla. Zyrtarët e lartën nga Kremlini reaguan menjëherë duke mohuar se Vladimir Putin kishte probleme shëndetësore.
Sipas pretendimeve, videoja u redaktua më vonë në mënyrë që kollitja e Putinit të dukej më pak e rëndë, në një version të postuar nga zyra e tij.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e ka pyetur Kremlinin për shëndetin e Putinit dhe u tha se ai ishte “absolutisht normal”.
“Presidenti kërkoi falje dhe vazhdoi takimin pothuajse pa ndalur”, ka njoftuar agjencia.
Më poshtë video nga takimi online.