Futbollisti francez i Bayern Munich, Lucas Hernandez është dënuar me gjashtë muaj burg nga një gjykatë spanjolle për shkeljen e një urdhri ndalimi në vitin 2017.
Hernandez, 25 vjeç, duhej të paraqitej në gjykatë në Madrid të martën. Ai ka apeluar kundër dënimit. Urdhrat kufizues ishin vendosur ndaj tij dhe të dashurës së tij, Amelia Ossa Llorente, pas një debati të dhunshëm.
Por ata u panë duke u kthyer në Spanjë pasi u martuan, duke thyer urdhrin kufizues. Pas paraqitjes së tij në gjyq, Hernandez do të ketë 10 ditë për t’u paraqitur në burg vullnetarisht. Ai do të lejohet të zgjedhë burgun ku do të vuajë dënimin.
Urdhrat kufizues u dhanë pasi ai dhe zonja Llorente patën një grindje në vitin 2017, megjithëse asnjëri prej tyre nuk kishte ngritur akuza.
Zonja Llorente u dërgua në spital me lëndime të lehta, ndërsa Hernandez u dënua për dhunë në familje ndaj saj.
(E.H/Faxweb.al)