Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Çfarë ndodhi kur vajza jonë 7-vjeçare na pa duke bërë s*ks? Rrëfimi i sinqertë i një nëne: U bëra gati që ti tregoja…(Po babi po të lëndonte)

Mbrëmë, vajza na pa. Po, vajza ime 7-vjeçare më kapi mua dhe bashkëshortin në mes të një shpërthimi romantik. Isha e bindur që kjo do e trembte për gjithë jetën, ndoshta dhe mua, gjithashtu!

Ishte vonë, unë kisha menduar që të dy fëmijët i kishte zënë gjumi prej disa orësh. Nuk shihja gjë në dhomën tonë të errët, por ndalova gjysmëpsherëtimat duke ndier që diçka nuk ishte në rregull.  “Shhh!”,- i thashë burrit. Dhe atëherë dëgjova zë.

“Charlotte?”,- pëshpërita në dhomën e errët. Dëgjova vetëm ngashërima te këmbët e krevatit.

“Charlotte! Ti je?”, bërtita ndërsa u shkëputëm dhe po kërkonim të mbuloheshim me çarçafë dhe batanije.

“Mami!”- bërtiti Charlotte. “Vetëm më thuaj që je mirë!!” I thashë që isha mirë dhe i kërkova me lutje të nxitonte në dhomën e saj dhe i thashë që do e takoja atje. Ajo bëri siç i thashë.

Prej sa kohësh rrinte aty? Çfarë pa saktësisht? Lëshova një ankesë dhe vendosa kokën mes duarve, doja të gjeja çfarë t’i thosha sime bije. Isha e papërgatitur për t’i treguar nga vijnë fëmijët, në atë kohë, në atë vend, në atë çast. Kisha menduar që ajo duhet të ishte më e madhe kur të vinte kjo kohë, që unë duhet të isha e përgatitur me libra dhe shpjegime.

Nuk duhej të ndodhte në këtë mënyrë, mendoja për ngjarjen e mbrëmjes dhe bisedën e parë për zogjtë dhe bletët me fëmijën tim. Doja vetëm të rrija në shtrat dhe të mos e nxirrja kokën nga mbulesat. Por duke veshur robdëshamberin, kuptova që duhej të merresha me situatën e krijuar. Ndalova në tualet dhe hodha pak ujë të ftohtë në fytyrë. Duke kapur flokët, bëra një bisedë me veten. “Duhet ta bësh këtë”,- i thashë vetes dhe fillova të mblidhja mendimet dhe të rikujtoja biologjinë.

E gjeta Charlotte-n në shtratin e saj, duke fshirë sytë, e rrethuar me shami. Së pari, e përqafova dhe i thashë që nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe mami dhe babi e donin. E pyeta nëse ishte mirë — pas të gjithave, e pyeta përse kishte ardhur në dhomën time në atë orë. Ajo më tha që kishte ardhur thjesht për një përqafim pas një ëndrre frikësuese. Vajzë, kjo është një ëndërr edhe më e keqe, mendova, ndërsa qeshja për t’i dhënë siguri. Sapo isha gati për të nisur bisedën time të edukatës s*ksuale, Charlotte më befasoi duke më pyetur “Je mirë, mami? Dukej sikur babi po të lëndonte.”

Papritur e kuptova që ajo nuk e kishte fare idenë çfarë ndodhte me ne. Ajo nuk kishte parë gjë, ajo vetëm kishte dëgjuar tinguj që i ishin dukur sikur vinin nga dhimbja. E tërhoqa pranë vetes dhe i thashë që babi nuk po më lëndonte, që isha shumë mirë.

“Po përse po bëje ashtu?” më pyeti ajo.

Shfryva, picërrova sytë dhe u gëlltita fort. “Mirë, ti e di që ndonjëherë kur unë ju kap, ju përqafoj, ju puth, ty dhe vëllain tënd, ju filloni të tundeni, të qeshni, por ndonjëherë ju thërrisni dhe bërtisni, por ju pëlqen”,- i thashë. “Mami dhe babi gjithashtu ndonjëherë kapen, rotullohen, qeshin dhe bërtasin, por ne gjithashtu na pëlqen. Është një nga mënyrat që ne i tregojmë njëri-tjetrit që duhemi”,- i thashë duke pritur dhe shpresuar që kjo do të mjaftonte.

Charlotte tundi kokën, u duk sikur po e pranonte përgjigjen.

Ende ndieja që ishte detyra ime si prind të sigurohesha që e kisha mbuluar gjithë çështjen. Kështu që vazhdova. “Char, flet ti ose shoqet e tua ndonjëherë nga vijnë fëmijët?”.

“Jo!”, tha ajo e vendosur. Pastaj bëri një buzëqeshje sikur e dinte. “Sepse unë e di”,- tha.

Zemra më ngriu dhe ndjeva një frikë që ngrihej në fytin tim. Vetëm mund ta imagjinoja me çfarë mund t’ia kishin mbushur kokën disa fëmijë më të rritur në shkollë. Tani isha e frikësuar për çfarë mund të kishte zbuluar vetë, informacionin që qarkullonte në oborrin e shkollës, humbjen e pafajësisë. Peshova mbi këmbën e krevatit të saj marinar, duke rregulluar me nervozitet jastëkun e saj. “Vërtet?”,- e pyeta. “Si e di?”

“Oh, mami”,- më tha Charlotte me një rrotullim të syve. “Të gjithë e dinë që bebet vijnë nga qielli.”

U qetësova dhe qesha me zë duke e përqafuar fort. “Kjo është e vërtetë, dashuria ime, fëmijët zbresin nga qielli”,- psherëtiva ndërsa e shtriva, duke fikur dritën. Ndërsa i fërkoja shpinën teksa ajo flinte, qeshja me vete, me zemrën e mbushur që do e kisha dhe për pak të parritur vajzën time./class

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *