Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga rihapja e hetimeve për dosjen e 21 Janarit duke thënë se nëse nuk do të rihapej, nuk do të lejohej më rihetimi pasi do i përfundonte afati 10 vjecar.
Në intervistën për gazetarin e Fax News, Fatjon Gjinaj, Hoxha tha: “Për mua, që në fillim hetimi është i sabotuar. Nuk ka pasur integritet prokuroria ta bëjë atë hetim. Kjo historia që u bë për rihapjen e cështjes ka synuar që të mos lejojë parashkrimin e cështjes. Pra nëse nuk do ishte e hapur, do të parashkrohej dhe nuk do të mundësi për hetim për ngjarjen e 21 janarit. Fakti që u rihap dje, do të thotë që tashmë kemi dhe një 10 vjecar tjetër në dispozicion të organeve të drejtësisë për të hetuar se cfarë ka ndodhur më 21 Janar.”
21 Janari i sotëm shënon edhe 10-vjetorin e protestës se opozitës së Edi Ramës dje Partisë Socialiste, që çoi në vrasjen e 4 qytetarëve përpara kryeministrisë në Tiranën e 2011-tës.
Katër protestues Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë ata që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, që ishte atë kohe në opozitë, dhe kërkonte hapjen e kutive të zgjedhjeve lokale që u mbajtën në Tiranë.
Ata sot kanë marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, ndërsa familjarët përsërsin vazhdimisht apelin për drejtësi. Gjatë ditës së sotme familjarët e tyre u nga kryeministri Edi Rama dhe vendosën lule në vendet ku u vranë protestuesit, një ritual ky që tashmë është bërë i përvitshëm.
Në një lëvizje të ditëve të fundit, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin e hetimeve për 21 Janarin me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë. Mësohet se Policia ka dërguar në prokurori letër kërkesën, ku i kërkohet ri-ekspertim hetimor, një ditë para mbushjes së dhjetë viteve nga ngjarja e rëndë.
Në letër-kërkesë kërkohet ri-ekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.
Kërkohet të kryhet ri-ekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letërkërkesë kërkohet të ripyeten të afër të viktimave dhe dëshmitarë.
Sipas letër-kërkesës, kërkohet me anë të një shkrese IPSH-së nëse ka apo jo laborator për ekzaminimin kriminalistik në vendet e BE që të ekzaminohet predhat e gjetura.