Ardian Muhaj, politolog, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka komentuar zgjedhjet në Britaninë e Madhe dhe procesin e Brexit. Muhaj tha se Britania më shumë sesa aspektin historic vlerëson gjeografinë e saj, duke e parë veten si një urë lidhëse mes SHBA-së dhe Europës.
“Brexit është një proces që për ne duket i largët por është shumë i rëndësishëm, dhe arsyeja kryesore për këtë është se ka një numër shumë të madh shqiptarësh që jetojnë në Britani. Ne kemi shumë ngjashmëri me Britaninë e Madhe, pasi njësoj si ne dhe atë e ndan një det me BE-në.
Britanikët kanë më shumë respekt për gjeografinë e tyre, sesa për historinë, ata e mendojnë veten një urë lidhëse mes SHBA-së dhe BE-së, janë skeptikë sa iu takon ndryshimeve revolucionare.
Dëshira për shkëputje është keqkuptuar nga BE, pasi kjo lëvizje nuk ka të bëjë me antieuropinizmit. Jemi 3 vite që nga referendumi, dalja e Britanisë do të jetë pozitive për të dyja palët, dhe fakti që u zgjat kaq shumë kanë dhënë pasoja në tregjet financiare.
Një ditë pas zgjedhjeve të gjithë ishin të kënaqur, dhe tregjet financiare reaguan shumë pozitivisht. Shkëputja nuk do të sjellë pasoja të tmerrshme”, u shpreh Muhaj.
Çfarë do të ndodhë me emigrantët shqiptarë?
Muhaj: Ka një kërkesë shumë të madhe për krah të kualifikuar pune në Britani, do të ketë një sistem të ri emigrimi, siç e ka Kanadaja apo Australia, është e pamundur dhe e padobishme për vetë ekonominë britanike që të ndalë emigracionin.
Ne jemi në pozita të ngjashme me Britaninë e Madhe, ne nuk e shohim detin mes nesh dhe BE-së. Johnson pavarësisht se paraqitet si një politikan kokëfortë, ai di të japë zgjidhjet e duhura dhe të jetë fleksibël, dhe këtë e ka treguar dhe gjatë drejtimin për dy mandate të Bashkisë së Londrës.
Problemi thelbësor për çështjen Brexit është Irlanda, pasi ka një kufi mes dy pjesëve të Irlandës, është një klufi që ndan një shtet brenda BE-së me një shtet jashtë tij, ku në fakt jetojnë njerëz të të njëjtin popull.
Rrezikojnë shkëputjen shtete të tjera?
Muhaj: BE mbahet e bashkuar në sajë të NATO-s, Britania do të qendrojë pavarësisht largimit nga Unioni. Unë nuk mendoj se do të ketëlargime të tjera nga BE, se ka një integrim më të madh gjeografikisht.