Zilet e shtëpive janë kthyer një problem shqetësues për qytetarët në Angli, pasi ata ndihen të rrezikuar nga hakerimi i pajisjeve inteligjente që kriminelët bëjnë nëpërmjet programeve të ndryshme online.
Shoqëria Civile në Angli, sipas një studimi theksoi se pajisjet që shiten në tregje të tilla si Amazon dhe eBay, lehtë mund të hakohen ose çaktivizohen nga kriminelët, për këtë shkak ata po i kërkojnë qeverisë një legjislacion të ri.
Amazon ka hequr të paktën shtatë marka nga lista e produkteve, pas konstatimeve të marra. Ndërsa Gardian testoi 11 pajisje të cilat ishin blerë nga tregjet e njohura në internet në Mbretërinë e Bashkuar. Markat përfshinin Qihoo, Ctronics dhe Victure. Ajo zbuloi se ndër defektet më të zakonshme ishin politikat e dobëta të fjalëkalimeve dhe mungesa e transkriptimit të të dhënave.
Dy nga pajisjet në provë mund të manipuloheshin për të vjedhur fjalëkalimet e rrjetit dhe më pas të hakojnë pajisje të tjera inteligjente brenda shtëpisë.
Më i shitur aktualisht në Amazon tek anglezët që duan një “sytë magjik” tek dera është “Victure Smart Video Doorbell”, i cili u zbulua se dërgonte emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e tyre nëpërmjet të dhënave të grumbulluara tek serverat në Kinë.
Lisa Forte, një punonjëse në Red Goat Cyber Security, e cila është e specializuar në testimin e sigurisë kibernetike, tha se konsumatorët mund të ndihen të rrezikuar, prandaj duhet të vendosin më tepër për sigurinë e tyre sesa për një pajisje inteligjente në derën e shtëpisë.
“Duke folur në përgjithësi, sa më e përshtatshme është diçka, aq më pak e sigurt bëhet dhe sa më shumë pajisje të lidhura të keni në shtëpinë tuaj, aq më shumë “dyer” ka për kriminelët kibernetikë për t’u hapur. Ky hetim nxjerr në pah se sa marka nuk po vendosin sigurinë e klientëve të tyre në vendin e parë. Nëse keni vendosur të blini një zile inteligjente të derës, sigurohuni që ajo të jetë nga një markë e njohur dhe e besuar. Kur ta vendosni, ndryshoni fjalëkalimin e paracaktuar në diçka më të gjatë”,- tha Forte
Kurse Amazon hoqi disa produkte nga faqja e saj, për cilin tha se asnjë prej tyre nuk ka shkelur standardet e veta të sigurisë, por se defektet përfaqësonin çështje teknike të produktit.
(E.G/Faxweb.al)