Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në një postim në rrjetin e saj social facebook lidhur me çështjen e McGonigal dhe kryeministrit Rama.
Tabaku thotë se: Shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfraë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI është paguar nga rusët
Postimi në facebook:
“Buza që flet të vërtetën, qëndron përgjithmonë, kurse gjuha që gënjen vetëm për pak kohë.” (Proverbat 12;19) 

Për mbi katër vjet, shqiptarët
janë helmuar nga mashtrimi se Partia Demokratike është financuar nga rublat ruse. Një njollë e lëshuar nga gojët dashakeqe dhe e gatuar në zyrat e kryeministrisë që nuk kanë lënë shpifje pa drejtuar karshi nesh.

Shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfraë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI oaguar nga rusët?!
Duan të dinë se si oligarku Putinit përfitoi status investitorit strategjik menjëherë pasi u fut në listën e zezë të SHBA?
Shqiptarët duan transparencë për çfarë ka ndodhur me koncesionet që u jepen oligarkëve rus
ndërsa paguhen para korrupsioni për të sulmuar PD!
