Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Çështja e detit shkon në Hagë, mediat greke zbulojnë prapaskenat. Ja si iu bë presion qeverisë shqiptare

Dakordësimi i arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ta dërguar çështjen për delimitimin e ujrave të Jonit në Gjykatën Ndërkombëtare është parë si një fitore e diplomacisë së tyre nga mediat greke.

Protothema shkruan se arritja te marrëveshja që çështja e detit të dërgohej në Hagë, u bë permes “karrotës” së integrimit dhe negociatatave, të cilat për shiptarët janë një dhuratë nga Parajsa”.

Në raportime bëhet i ditura insistimi i diplomacisës greke për ta çuar çështje e detit në Hagë, por nuk thuhet në mënyrë eksplicite fakti se Athina përdori kartën e integrimit të Shqipërisë në BE si mjet presioni për arritjen e qëllimit të saj.

Ndërsa raportojnë detaje nga insistimi i diplomacisë greke për ta çuar çështjen e detit në Hagë, duke mos e fshehur faktin se Athina e përdori integrimin e Shqipërisë në BE si një formë presioni që Tirana të pranonte këtë propozim, grekët ndjehen të sigurt se do të marrin atë që iu duhet.

“Tirana dhe Athina kanë rënë dakord që të hartojnë një deklaratë të përbashkët për ta referuar çështjen e demarkacionit detar mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare, pak ditë para se të mbushen dy vite nga vrasja e Kostantino Kacifas nga forcat speciale të policisë shqiptare.

Katër muaj par marrëveshjes me Italinë dhe rreth 60 ditë pas përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin, Greqia po bën një hap tjetër drejt zgjidhjes së çështjes së prapambetur të të detit në rajonin e Korfuzit. Kësaj radhe Mjafton që pala shqiptare të mos tërhiqet nga marrëveshje.

Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë nga parajsa për të të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, i cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm”, thuhet në artikullin e Protothema.

Sipas saj, diplomacia greke arriti një marrëveshje me qeverinë Rama për hartimin e e një deklarate të përbashkët që synon dërgimin çështjen e demarkacionit në Hagë.

Kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite pasi shqiptarët u tërhoqën sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama.

Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arriti në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *