Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha në një intervistë për ‘FaxNews’ në emisionin ‘Pushtet’ me gazetaren Juela Meçani ka komentuar çështjen Becchetti për të cilën tha se kjo nuk është gjoba e vetme të cilën shqiptarët duhet të paguajnë, pasi sipas tij janë një sërë gjobash që do të paguhen.
Sali Berisha:
Që në krye të radhës unë e kam denoncuar këtë aferë që Shqipëria do të ndëshkohet në mënyrë shembullore. Kjo është një vepër mafioze e Edi Ramës dhe Llagacos, ajo është një aferat më të turpshme dhe skandaloze që çdo shqiptar do të paguajë 48 milekë.
Natyrisht ajo është një aferë për të cilën thashë që gazetari Tomorri ka publikuar një dokument, por ka edhe të tjera që tregojnë mafian e Edi Ramës kundrejt këtij biznesmeni. Duhet të paralajmëroj shqiptarët se kjo gjobë është vetëm 1/5 e serialit të gjobave të cilat janë në proces e sipër do të ketë vendime të tjera dhe jo vetëm 1. Për shkaqe korruptive janë larguar kompani sepse kanë çuar valixhe me euro në kryeministri.
Pra janë një seri dhe ky është vetëm fillimi, uroj që shqiptarët të zgjohen dhe të ndëshkojnë me votën e tyre dhe drejtësia të nxjerrë të vërtetën, për këtë gjobë dhe të tjerat që do ti vijnë Shqipërisë.
(R.G/Faxweb.al)