Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli mbi çështjen e Becchettit ku u shpreh se paratë për dëmin e shkaktuar biznesmenit duhet ta paguajnë personat përgjegjës për dëmin e shkaktuar shtetit.
Basha zbuloi gjithashtu se ai së bashku me një grup juristësh të njohur ndërkombëtarë po punon për bërë atë që njihet si ‘kalimi i përgjegjësisë financiare për një dëm të shkaktuar interesit publik si përgjegjësi personale’.
“Një nga masat që do të marrim në kuadër të korrigjimit të padrejtësive të këtyre 8 viteve do të jetë përgjegjësia personale pra përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme të kundërligjshme shtetit shqiptar me vetëdije dhe rasti i Beketi-t është fare i qartë. Një media ka zbuluar një pjesë të vendimit që më thonë është maja e ajsbergut ku përfaqësuesi i Edi Ramës ulet me Beketin dhe i thotë ndrysho linjën editoriale që të të lëmë të qetë dhe kjo është një vepër penale, natyrisht, nëse prokuroria shqiptare do të kishte duart e lira sot sekretari i përgjithshëm do të ishte i pandehur ndoshta dhe i arrestuar.
Ëngjëll Agaçi. Absolutisht po. Sot ndoshta dhe vetë kryeministri do ishte marrë i pandehur, siç janë marrë shumë nga kryeministrat, edhe presidentë të pandehur edhe në kohë fushate. Një nga vlerat e shtuara të 25 Prillit është që do t’i japë fund kulturës të pandëshkueshmërisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve që në vend ti ndëshkojnë, kriminelët
Kriminelët dhe politikanët e korruptuar, i mbrojnë ata. Politika duhet të bëjë që drejtësia të funksionojë, është të mbajë duart larg nga drejtësia dhe të lejojë që drejtësia të bëjë punën e saj.
Do të kalojmë në legjislacion për të cilin kemi nisur konsultimet tashmë me juristë të njohur ndërkombëtarë, të institucioneve ndërkombëtare për të bërë atë që njihet në terminologjinë juridike si kalimi i përgjegjësisë financiare për një dëm të shkaktuar interesit publik si përgjegjësi individuale.”, u shpreh Basha.
(R.G/Faxweb.al)