AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Ceremonia e hedhjes së shorteut të Euro2020, Duka kërkon ndihma për dëmet nga tërmeti

Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020 ndërsa e ka shfrytëzuar këtë moment për të kërkuar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

FSHF njofton se Duka ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian.

“Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo”, njofton Federata.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.

Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

Link: e-albania.al/donate/

#DonateForAlbania #HelpAlbania #SupportAlbania #Earthquake #FSHF

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *