Republika Çeke është vendi me shkallën më të lartë të infeksionit me koronavirus në Evropë. Gjendja alarmante ka bërë që autoritetet të presin dhe të paktën dy javë para se të vendosin nëse do të urdhërojnë një bllokim e plotë për të ndaluar epideminë në përhapjen e saj.
Të Shtunën, Republika Çeke raportoi 8,713 raste të reja. Që kur shkollat u rihapën në vend në shtator, numri kumulativ i rasteve është rritur gati shtatë herë.
Rritja e rasteve, gati 100,000 këtë muaj në një vend me 10.7 milion dhe 1,352 vdekje në përgjithësi nga COVID-19, po i detyron autoritetet të kërkojnë ndihmë të huaj dhe të bëjnë plane për spitalet në terren.
Shërbimi Çeke i Shpëtimit nga Zjarri tha se kishte kërkuar më shumë ventilator nga Bashkimit Evropian për të përballur një fluks të shtuar të rësteve që mund të enë nevojë për intbim.
Por paralajmërimi për një izolim të mundshëm ka bërë që ditën e djeshme, qytetarët të vërshojnë rrugëve dhe të nisin demostratat kundër një karantine të dytë. Në Pragë protestat kanë degjeneruar në përdorimin e dhunës mes protestuesve dhe autoriteteve ligjzbatuese.