Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe FunditTe Gjitha

Çdokush do ta donte numrin e tij. Kush është i riu shqiptar që 800 dollarë i kthehu në miliarda

Armir Harris  është idhulli i të gjithë të rinjve. Çdokush do ta donte numrin e tij. Ai gjeti çelësin e suksesit  dhe vetëm në pak vite mund të bëhet një i ri shumë i suksesshëm. 

Ai bashkë me me nënën dhe motrën  në moshën 16-vjeçare emigroi drejt Italisë. Të pastrehë dhe vetëm me 2000 dollarë në xhep ishin kur mbërritën atje. 

Armiri u angazhua fillimisht në biznesin modest të autobusave të xhaxhait të tij, për të krijuar më pas një perandori të tërë duke investuar vetëm 800 dollarë. Armiri ka themeluar kompaninë ‘Shofur’ në 2013-tën dhe sot është bashkëthemelues i tre kompanive të tjera.

I ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel” 29-vjeçari pranoi se këtë vit kompanitë e tij pritet të gjenerojnë më shumë se 60 milion dollarë të ardhura.  Ai tregoi se punon  14-15 orë në ditë, 6 ditë të javës.

Përdor një ‘makinë koti me gaz’, siç e quan ai dhe e vetmja gjë për të cilën shpenzon është për njerëzit që do. “Unë nuk mburrem. Kam një makinë koti me gaz. Shkoj me pushime në Hawaii ose Mykonos, shpenzoj para për njerëzit që dua. Nuk është kopraci. Unë nuk jam më i gëzuar nëse shpenzoj shumë para, ose blej një Range Rover dhe mburrem me të. Nëse jam i sigurt në vetvete unë nuk do mburrem me këto gjëra, do të jem njeri më i thjeshtë. Unë njoh miliarderë shumë të thjeshtë në Amerikë dhe janë shumë të gëzuar. Pasuri për mua nuk është sa lekë kam në bankë, është si ndihem shpirtërisht dhe mendërisht. Po punoj për brezat që do të vijnë, por për mua nuk kanë rëndësi këto gjëra, unë jam njeri i thjeshtë,”, shprehet ai. 

Prej disa ditësh themeluesi i “Shofur” ka qëndruar në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, ndërsa ka vizituar dhe Vlorën apo Fierin ku ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij. “Dal në Tiranë, sheh njerëz të moshës time që pinë kafe dhe duhan. Dyshoj të kenë disiplinë. Në Amerikë nuk kam parë askënd të mos e ketë këtë disiplinë,” tregon ai, ndërsa i rekomandon të gjithëve të mësojnë anglisht, sepse është gjuha e biznesit. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *