Më 1 Prill hyn në fuqi në Itali ligji “Për delokalizimin”, i cili u miratua në Dhjetor të 2016-ës dhe iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, me zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, mes të tjerash.
Disa prej kompanive kanë reduktuar ndjeshëm kontratat. Ky zhvillim është cilësuar si normal nga ana e ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi, e cila u shpreh se është normale që shteti italian të mbrojë interesat e biznesit të tij përmes hartimit të këtij ligji.
“Ky ligj mund të ketë ndikim për mënyrën sesi operojnë call center-at në Shqipëri. Për të gjetur një mundësi bashkëpunimi, një vijë të mesme, ne jemi përpjekur që t’ia bëjmë me dije ambasadës italiane nëpërmjet saj edhe qeverisë italiane se në cilat aspekte po influencojnë te call center-at në Shqipëri. Në vend ka edhe një shoqatë që mbron interesat e këtyre kompanive dhe ne jemi takuar disa herë për të parë sesi mund të reagojmë në këtë situatë. Kjo është diçka që shkon në proces në lidhje me mënyrën sesi po negociojmë”, tha ministrja.
Ajo shpjegoi se më parë u është dërguar edhe një letër autoriteteve përgjegjëse në Itali përmes ambasadës italiane dhe qeveria e shtetit fqinj. Ministrja siguroi se “po vazhdojmë të punohet për të pasur një situatë “ëin -ëin” në momentin kur do të hyjë në fuqi ligji”.
Ligji “Për delokalizimin” synon forcimin e masave ndaj fenomenit “dumping” në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Itali. Ky ligj vendos sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtja e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimi i punonjësve etj.
(XH.A/SHUPLAKA)