Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

42-vjeçari bën namin, bleu 3 Rolex dhe Porsche 140 mijë dollarë me çek të printuar në kompjuter

Një burrë në Florida është arrestuar për vjedhje pasi ai “bleu” një Porsche prej 140,000 dollarësh me çek fals të printuar nga kompjuteri i tij.

Casey Ëilliam Kelley, 42 vjeç, i cili është nga Ëeëahithcka, përdori çekun për të blerë një Porsche në Destin, Qarku Okaloosa më 27 korrik dhe u largua para se shitësit të kuptonin falsitetin e tij.

Në një imazh të siguruar nga policia, Kelley pozon përkrah veturës sportive gjermane.

Porsche u raportua e vjedhur në Zyrën e Sherifit të Qarkut Okaloosa pasi u konfirmua se çeku ishte thjesht printim nga kompjuteri.

Një ditë pasi mori Porsche, Kelley përdori përsëri një çek fals për të blerë tre orë Rolex.

Ai printoi një çek me vlerë 61,521 dollarë dhe “e shpenzoi” në një argjendari në Miramar Beach të martën e kaluar.

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *