Lajmi për vrasjen e një 37 vjeçareje nënë e dy fëmijëve, në orët e para të së shtunës tronditi të gjithë qytetetin e Elbasanit.
Përpos reagimeve në rrjetet sociale duke bërë përgjegjës shtetin për mos reagim pasi viktima Jetlira Elezi kishte bërë kërkesë për tu pajisur me urdher mbrojtjeje ka reaguar edhe LDGSH Elbasan. Kryetarja e kësaj dege Ankelita Çela në profesion juriste tha se:
“Si njohëse e ligjit, nuk mund të hesht kur sheh se si autoritetet përgjegjëse lajnë duart nga një ngjarje kaq tragjike, duke larguar çdo përgjegjësi që kishin për shmangien e saj”.
Çela ngre pikëpyetje se a ka njeri që njeh ligjin dhe rrezikshmërinë e këtyre konflikteve që të mos e kuptojë se vepra penale “Dhunë në familje” nuk kërkon një kallëzim penal nga viktima për aq kohë sa vetë e dhunuara shkon dhe e denoncon këtë dhunë tek autoritetet?”
Znj Çela kërkoi nga Policia e Elbasanit të pranojë dështimin e saj dhe të ndjejë përgjegjësi për humbjen e jetës së të ndjerës.
Në një reagim, policia sqaroi se i ishte kërkuar që të bënte kallëzim, por Elezi kishte kërkuar vetëm urdhrin e mbrojtjes pasi donte të qëndronte larg tij. Kur janë larguar nga komisariati, kanë qëndruar në apartamente të ndara dhe ditën që do të largohej nga banesa është qëlluar për vdekje. Kujtojmë se autori u arrestua një ditëbmë pare nga policia poshtë urëë së Zaranikës.