Deputeti Andi Përmeti, i cili hyri në kuvend pas dorëzimit të mandateve nga PD ka reaguar shumë ashpër ndaj ndryshimeve të reja në Kodin Penal të parashikuara nga qeveria Rama.
“Nga masa totale drejt çmendurisë totale”, e ka quajtur ai lëvizjen e fundit të Ramës për të parandaluar sipas tij shkelësit e karantinës apo disiplinimin e këmbësorëve të cilët dalin pa lejen e dhënë nga e-albania.
” Nuk mund te tolerohet me i fshehur nen luftën ndaj CoVid-19. Sot ne media qarkullojnë ndryshimet ne Kodin Penal sipas oreksit momental te kyeministrit Rama. Duke shpresuar qe te mos jene zyrtare por një qarkore e hedhur me dashje nga Fuga ne media po deklaroj kundërshtinë time absolute ndaj një absurdi juridik te kësaj natyre”, shkruan Përmeti duke e shoqëruar reagimin e tij me foton e një zonje pensioniste, si një ilustrim i problemeve që ka pothuajse i gjithë brezi i saj për qasjen në internet apo nevojën emergjente për furnizimin me ilaçe dhe ushqime.
Reagimi i plotë:
Nga masa pozitive drejt çmendurisë totale.
Nuk mund te tolerohet me i fshehur nen luftën ndaj CoVid-19. Sot ne media qarkullojne ndryshimet ne Kodin Penal sipas oreksit momental te kyeministrit Rama. Duke shpresuar qe te mos jene zyrtare por nje qarkore e hedhur me dashje nga Fuga ne media po deklaroj kundërshtinë time absolute ndaj nje absurdi juridik te kësaj natyre.
Per te qene me te qarte me disa nga ndryshimet e propozuara:
-Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.
Shpjegim i thjeshte: Gjyshja me poshtë (dhe mijëra pensioniste por dhe njerëz qe kane nje problem urgjent dhe nuk mund te presin me ore per te marre lejen nga aplikacionet e mbingarkuara te qeverise) rrezikojnë te shkojnë ne burg ose te ngelen pa ushqime e pa ilaçe.
-Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit.
Shpjegim i thjeshte: Po kjo gjyshe (dhe mijëra pensioniste dhe njerez ne kushte verferie ekstreme te cilet nuk posedojne smartphone) i duhet te ushqehen jo nje dite po ne menyre te perseritur dite mbas dite, pra i duhet te zgjedhin ushqim ose burgun.
-Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.
Shpjegim i thjeshte: Nuk mund te rrezikoje deri ne 10 vjet burg nje person jo mbartes i semundjes infektive. Eshte detyra e ketij shtetit qe e ka cuar mjekësinë ne kolaps te plote nga PPP korruptive qe te testoje dhe te vertetoje kush eshte mbartes. Kush nuk eshte ka te drejten e plote te dale dhe nqs shkel urdherin te merret mase administrative. Burgu deri ne 10 vjet eshte nje shperthim sadist i nje personi qe cdo dite e me shume habit se deri ku mund ti çojë ekperimentet me kete popull.
Dakord me çdo ndryshim ligjor kur një person zyrtarisht i infektuar shkel masat e karantinës duke sjell rrezik dhe pasoja ne shendetin e te tjereve.