Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Dirigjenti Bujar Llapaj: Koha për shkuljen nga zyra të Veliajt, dorës së zgjatur të Ramës dhe mafies së ndërtimit

Nga dirigjenti Bujar Llapaj;

Unë nuk jam tip që prekem shpejt dhe mposhtem nga emocionet si negative apo pozitive ja lë skenës këtë pjesë, por natën e 16 majit duke zbardhur 17-ta, nuk munda t’i mbaja lotët në momentin kur po shembej Teatri Kombëtar. Ishte dhimbja për humbjen e një simboli të identitetit tim, por edhe fundi i një rezistence 27-mujore të miqve të mi!

Shtatorin e kaluar, një natë para se të largohesha nga Tirana u takova me Profesor Aurel Plasari, një euridit dhe mbështetës jo thjesht të godinës së Teatrit, por mbrojtës i ditur (jo folklorik apo patetik) i kulturës, historisë dhe trashëgimisë kombëtare.

Kësaj kategorie të rrallë në hapësirat shqiptare i trembet dhe mundohet ta shmangë pushteti dhe mediokriteti me anë të populizmit dhe nxitjes së “heroizmit” apo protagonizmit për të degjeneruar çdo lëvizje civile, qytetare që lind jashtë poleve politikë.

Profesor Plasari i dëshpëruar më tha: Teatri do të shembet dhe nga gjithë kjo do të mbetet një histori rezistence! Nuk desha ta besoja, por profecitë janë produkt i euriditëve që studiojnë pa emocion shoqëritë dhe lëvizjet shoqërore.

Pa u zgjatur dua të përshëndes të gjithë mbështetësit e kauzës së Teatrit, siç thonin Rilindasit e Vërtetë: Për Mëmëdhenë me pushkë dhe me penë! Është normale që ju të kërkoni ringritjen e Teatrit aty ku ka qenë dhe ashtu siç ka qenë, por unë mendoj se nuk është kjo primare për momentin.

As përleshja me policinë, as humbje kohe dhe vëmendje për të denigruar firmëtarët pro prishjes së Teatrit. Është koha të riorganizoheni në një formacion qytetar, ku fillimisht të drejtoni gjithë energjitë tuaja në shkuljen nga zyra të eskavatoristit Erjon Veliaj, dora e zgjatur e Edi Ramës dhe mafies së ndërtimit – e cila nuk ka për të lënë asnjë shenjë të ish-Tiranës.

Që një lëvizje qytetare të ketë besueshmëri dhe përkrahje kërkon disa kushte dhe ‘sakrifica’: Bashkim pa kushte (mundësisht nëpërmjet një falje reciproke) të gjithë anëtarëve të AMT. Ndryshimin e misionit dhe emrit të AMT (Aleanca për Mbrojtjen e Tiranës)

Ftesa për anëtarësim të personaliteteve jashtë formacioneve politike, studiues, gazetarë, qytetarë. Zgjedhjen e një kryesie të re (apartiake) ku për votim të ftohen edhe mbështetës që nuk janë anëtarë por kanë qenë përkrah jush në këtë betejë. Etj. Mendoj se tani misioni juaj qytetar duhet të jetë rivendosja e demokracisë, drejtësisë, ruajtja e pronës private dhe publike nga gllabërimi apo tjetërsimi i çdo pushteti.

Qëllimi i sinqertë do t’ju tregojë rrugën si duhet të vazhdoni të kontribuoni jo vetëm për Teatrin por për shoqërinë shqiptare. Zoti ju bekoftë dhe ndriçoftë shpirtin, mendjen dhe rrugën! Miku juaj, Bujar Llapaj.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *