Banorët e Brighton shijuan një mbrëmje në perëndim të diellit, në ditën më të nxehtë të Marsit për më shumë se gjysmë shekulli të martën, duke injoruar këshillat e dhëna për mbrojtjen ndaj Covid.
Megjithëse kufizimet e bllokimit u lehtësuan 48 orë më parë, njerëzit ende supozohet të mblidhen vetëm në grupe të kufizuara ku numri i tyre të mos kalojë më shumë se gjashtë persona. Por duket se njerëzit nuk i kanë marrë në konsideratë këto rregulla duke u treguar të shkujdesur pasi doli se 55 përqind e njerëzve në Angli tani kanë antitrupa ndaj Covid-19.
Fotografitë treguan plazhe të mbushura, njerëz të shumtë në parqe dhe shëtitore në Leeds, Nottingham, Birmingham dhe Londër . Sot ka filluar pastrimi, pasi parqet dhe plazhet u mbuluan me mbeturina, shishe dhe kanaçe të hedhura nga njerëzit që vendosin të qëndronin aty gjithë natën.
Dje, ndërsa turmat u mblodhën në të gjithë vendin, Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock shkroi një Tweet duke u kërkuar Britanikëve ‘të shijojnë diellin por le ta bëjmë atë në mënyrë të sigurt’, duke shtuar: “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë , mos e coni dëm tani.”
Agjensitë turistike u bënë thirrje njerëzve të bënin udhëtime vetëm kur janë të sigurta dhe të ligjshme dhe të ndiqnin të gjitha udhëzimet. Por në Brighton, festimet vazhduan deri në mbrëmje me plazhet që shpërthyen në një aheng të improvizuar me flakërues ndërsa turmat e mëdha u mblodhën për të parë.
Në Leeds, policia zbriti në një park të mbushur nga pushuesit pas raportimeve për një goditje me thikë, por nuk u gjet asnjë i plagosur. Ndër vendet më të mbushura në Angli herët të martën ishte Woodhouse Moor në zonën Hyde Park të Leeds, me qindra njerëz që vërshuan në vend, pranë një qendre kryesore studentore në qytet.
(B.V/Faxweb.al)