Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Është duke u kryer një evazion i frikshëm fiskal”, Shehaj zbulon skandalet e qeverisë: Të ardhurat kanë rënë në nivelet e 2016, janë rritur shpenzimet për koncensionet dhe PPP-të

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën Brisida Shehaj ka qenë e ftuar në Fax News, ku ka folur me gazetaren Rovena Neziri për detyrën e re që i është besuar, si dhe për çëshjet që shqetësojnë sot ekonominë e vendit. Shehaj nuk pranoi që të komentonte nëse do të kandidojë apo jo si deputete në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, por tregoi se për të pranuar pozicionin e ri në LSI i kishte dashur që të mendohej për të paktën tre vite.

“Ka një impenjim shumë të madh, pasi jemi 5 muaj para zgjedhjeve, ne vetë jemi në fazë riorganizimi, kemi zgjedhjet në datën 21 Nëntor, është një proces që është duke shkuar shumë mirë, kam gjetur një frymë shumë më të mirë sesa e prisja, pasi njerëzit janë realisht të lodhur.

Vendimi për të kaluar nga PS në LSI ishte i vështirë, jo për siglën, se në fund të fundit janë dy parti të majta. Vendimi ishte i vështirë për të qendruar më apo jo në Shqipëri, për të vazhduar apo jo të qendrojë në politikë, njerëzit janë të lodhur nga politika. U deshën tre vite që të qendroja dhe të merrja këtë angazhim.

Jam e lumtur që qendrova, se nëse vendosim të gjithë që të heqim dorë, nuk do kemi mundësi që ti kërkojmë njeriu llogari nesër. Për mua emrat kanë rëndësi, por kandidimi im apo jo është i pavlerë, sfida ime sot është sfida e të gjithë shqiptarëve, mirëqenia në këtë vend, dhe integrimi për në BE. Kur them mirëqenie e kam fjalën që njerëzit të kenë mundësi që të paguajnë ujin dhe dritat, që të kenë shërbim shëndetësor, që vetëm falas nuk është.

Në Shqipëri fjala militant merret si një fjalë e ulët, të militosh në një parti nuk do të thotë që të jesh injorant, drejtuesit e PS nuk kanë sot asnjë lidhje me bazën, se ata që janë në krye janë një sekt i G99″, u shpreh Shehaj.

Ndërkohë që sa i takon çështjeve ekonomike, Shehaj tha se viti i ardhshëm pritet të jetë dhe më i vështirë, pasi ka shumë para që nuk grumbullohen nga shteti. Sa i takon mbylljes së grevës së naftëtarëve, Shehaj tha se kompanitë që e kanë përdorur Rafinerinë, në masë janë drejtuar nga biznesmenë shqiptarë, të regjistruar në ofshore.

“Skandali më i fundit ka qenë ligji për meterologjinë, ku shteti nuk ka të drejtë që të ushtrojë kontroll mbi koncensionarin. Mesa lexova nga mediat, bëhet fjalë për një pagesë që ata do ta marrin nga Janari deri më sot, është një pagë mes pagës së tyre dhe asistencës, nuk dihet nëse do të ketë një alookim të fondeve me VKM. Ai aset i përket shqiptarëve, dhe shteti duhet të bëjë rolin e rregullatorit. 

1 milionë e gjysëm lekë atyre personave nuk do tiu dalin për të larë borxhet, por sa kohë ajo kompania nuk i kthehet shtetit, problemet do të vijojnë. Sepse ato firma që regjistrohen në ofshore, janë biznesmenë shqiptarë që operojnë dhe në fusha të tjera, shteti duhet të vendosë ca pika në ligj, që këto kompani që vinë për të përfituar nga çështja e naftës duhet të ketë një garanci financiare në bankë.

Kompania serioze nuk vjen që të hedhë 100 milionë euro kot, por do shohë dhe hapësirat ligjore, por ne si shtet duhet të marrim garanci që ajo kompani do të vijojë nga puna, pasi nuk janë pak taksa që shteti i ka mangët nga mungesa e punës në këtë rafineri.

Sa i takon projektbuxhetit, ai nuk orientohet duke bërë një analizë të qartë të pandemisë, nuk ka kosto të qarta, ky vit ishte një dështim total për të ardhurat e buxhetit. Po të shohësh shifrat në buxhet, ne kemi arritur gati në të ardhurat e vitit 2016. Mos harrojmë që shpenzimet fiks për koncensionet që në 2016-tën nuk i kishim, janë shumë të mëdhaja, nuk kishim as PPP. Të ardhurat nga TVSH-ja janë gjithnjë duke u ulur, dhe nga të dhënat që unë kam është duke u kryer një evazion i frikshëm”, tha më tej Shehaj.

Një tjetër pikë në të cilën u ndal biseda me Shehajn ishte ajo për inceneratorët, ku së fundi në Elbasan është zbuluar skandali i radhës, që koncensionari do të vjelë përfitimet që dalin nga energjia e përpunimit të plehrave. “Edhe në 2021 që inceneratori do ti kalojë shtetit, fitimet do të vijnë të vilen nga privati”, tha Shehaj.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *