Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar me një komunikim në Facebook në lidhje me përpjekjet që po bëhen për gjetjen e një vaksine kundër Còvid-19. Ai tha se janë duke u testuar tek njeriu 4 vaksina.dhe se rezultatet janë pozitive.
“Kanë filluar të duken rezultatet e para te njeriu. Kanë filluar të tregojnë që po prodhohen antitrupa. Kjo është pozitive. Prodhuesit e vaksinës garantojnë që me përfundimin e testeve brenda 2020 do të ketë disa milionë vaksina dhe brenda 2021 do të ketë disa miliona të tjera vaksina”,-tha ndër të tjera Brataj.
“Për vaksinat janë bërë disa studime. Ka filluar në SHBA dhënia e vaksinës së parë në mënyrë eksperimentale për të parandaluar còvid 19 si sëmundje. Ky program është ndarë në dy faza, janë marrë shumë vullnetare. Duhet të jenë njerëz të shëruar dhe para se të veprohet mbi këta persona, kontrollohen me tampon serologjisë që nuk kanë pasur infeksion. Janë zgjedhur dy grupe, 18-55 dhe 65-85 vjeç. Të dy po trajtohen me dy mënyrë të ndryshme.
Në grupin e parë do të bëhet një lloj vaksine me disa doza. ndërsa në grupin e dytë që janë më të rrezikuar do të bëhet vetëm një. Janë 4 vaksina PNT162 që po eksperimentohen. Janë marrë 4 forma të ndryshme të virusit. Gjëja e parë është që këta persona që po eksperimentohen, kërkuesit shkencorë në radhe të parë nuk japin dèmtime, në radhë të dytë të japim rezultat të pritshëm dhe në radhë të tretë të zhvillojnë antitrupa. këtu po punohet në SHBA, në Belgjikë dhe Gjermani.
Kanë filluar të duken rezultatet e para te njeriu. Kanë filluar të tregojnë që po prodhohen antitrupa. Kjo është pozitive. Prodhuesit e vaksinës garantojnë që me përfundimin e testeve brenda 2020 do të ketë disa milionë vaksina dhe brenda 2021 do të ketë disa miliona të tjera vaksina. Pra janë 4 lloj vaksinash dhe sinjali i parë është pozitiv, po prodhojnë përgjigje ndaj kësaj sëmundje. si do të jenë rezultatet këtë do ta thonë shkencëtarët në vazhdim”, u shpreh Brataj.