Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Braktis PS-në këshilltarja bashkiake në Tepelenë, zbardhet debati mids Bledi Çuçit dhe Tërmet Peçit

Njëra prej kandidatëve të përfolura për kryetare e Këshillit të Qarkut Gjirokastër Matilda Sala, është tërhequr nga funksionet politike që mbante në PS-në e Tepelenës. Burimë për Faxweb bëjnë të ditur se Sala ka qenë këshilltare në Partinë Socialiste dhe kordinatore.

Zonja Sala një emër me peshë intelektuale dhe stature politike në Tepelenë dhe jo vetëm, u tërhoq nga posti i këshilltares në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës si dhe nga posti i këshilltarës bashkiake të Tepelenës pak orë para konstituimit të këtij organi të nivelit të dytë vendor. Vendimi i Salës ka ardhur si përgjigje direkte ndaj Bledi Çuçit kryesuesit të listës së deputetëve të PS në Qarkun e Gjirokastrës.

Ky i fundit vendosi për të propozuar në mbledhjen konstituese të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës si kandidature të vetme dhe konsensuale për postin e drejtueses së Këshillit të Qarkut, emrin e Lindita Rovës prej 6 vitesh drejtuese e DAR Gjirokastër. Veprimi i Çuçit ngjalli debat të ashpër mes tij dhe kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi i cili ishte përkrahës i hapur i Salës për të qenë ajo kryetare e Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

Për Matilda Salën, ky është zhgënjimi i tretë që pëson nga Rilindja, pasi të parin e mori nga shmangia e saj për të qenë deputete pas dorëzimit të mandatit të Flamur Golemit tre muaj me parë, zhgënjimi i dytë ishte refuzimi nga Rama për të qenë kandidate për kryetare Bashkie të Tepelenës dhe i treti kjo që ndodhi.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *